U shua zjarri te ish fabrika “Treska”, kryetarja Arsovska hodhi dyshime se zjarri ishte i qëllimshëm nga disa persona

Zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin e madh që i përfshiu depot te ish fabrika “Treska” sot pasdite. Të lënduar nuk ka, ndërkaq ende nuk dihen arsyet e zjarrit. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, ka vlerësuar që zjarri tashmë është shuar plotësisht, raporton Portalb.mk.

“Zjarri është lokalizuar dhe thuajse plotësisht është shuar, fal reagimit të shpejtë të përgjegjësve”, deklaroi Gerasimovski.

Kryetarja e Qytetit te Shkupit, Danella Arsovska, ka shpalosur disa dyshime se zjarri të ishte nxitur qëllimshëm, bazuar në treguesit që ajo është nxitur nga persona që po lëviznin në këto hapësira. Ajo sqaroi që këto tregues vijnë nga banorët që jetojnë aty.

Deri më tani nuk është përfshirë nga zjarri asnjë shtëpi, sipas reporterit të “Metës”, në terren zjarr ka vetëm në salla, dhe dëgjohen kërcitje nga objektet që digjen. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza zjarri ka kapur disa hapësira të depove.

“Në numrin 112 është raportuar për një zjarr në fabrikën “Treska” dhe 6 vetura të Zjarrfikëses së Qytetit të Shkupit momentalisht janë duke e shuar në terren. Plastika gjithashtu digjet pranë ndërtesës, prandaj tymi është kaq i errët. Po ndërhyhet dhe kur të shuhet do të informojmë”, thanë paraprakisht nga QKM.

Në ish fabrikën “Treska” zjarr ka shpërthyer edhe në fund të shtatorit të vitit të kaluar.

Parcela e ish-fabrikës është pjesë e një plani të ri të detajuar urban, për të cilin vazhdon polemika ende dhe aktivistët paralajmërojnë se ajo pjesë mund të “betonohet” ose mund të “mbijnë” ndërtesa të reja.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button