fbpx

Rusia paralajmëroi NATO-n kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

Rusia të enjten paralajmëroi NATO-n se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake, atëherë Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj dhe se nuk mund të flitet më për një Baltik “të lirë nga armët bërthamore”.

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun – ekuilibri duhet të rivendoset,” tha Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, transmeton REL.

“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do të merrte”, tha Medvedev.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, të mërkurën tha se Helsinki është afër marrjes së vendimit që “brenda javësh” të aplikojë për anëtarësim në NATO, në ndërkohë që sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdon.

“Unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt. Brenda javësh, jo brenda muajve”, tha kryeministrja Sanna Marin para gazetarëve të mërkurën më 13 prill në Stokholm.

Homologia suedeze e kryeministres Marin, Magdalena Andersson, paralajmëroi gjithashtu një ndryshim të madh të politikës për shtetin e saj, si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, duke thënë në të njëjtën konferencë për shtyp se, për shkak të situatës së sigurisë, Stokholmi po kërkon gjithashtu t’i bashkohet NATO-s.

Anëtarësimi në NATO i njërit prej këtyre shteteve – ose i të dy shteteve – do të ishte një ndryshim i madh për sigurinë e Evropës dhe një tregues se sa të tronditura janë shumë vende evropiane nga pushtimi rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button