Nedellkov: MPPS përpiqet t’i frikësojë grevistët nëpër kopshte

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, mëngjesin e sotëm ka akuzuar se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) se dëshiron t’i frikësojë punëtorët në kopshte që iu bashkuan grevës për rritjen e pagave, transmeton Portalb.mk.

“Dita e katërt nga fillimi i grevës në kopshte dhe shkolla, pa ofertë për rritje pagash. MPPS-ja në vend që t’i gjejë zgjidhje problemit po tenton t’i frikësojë grevistët nëpër kopshte me shkresa të ndryshme. Respekt dhe përkrahje për të gjithë punëtorët në çerdhe dhe shkolla që janë në grevë”, ka shkruar Nedelkov në rrjetet sociale, duke ndarë vargje nga, siç thotë, himni i SASHK-ut.

Dje ai së bashku me përfaqësues të tjerë të sindikatës, u takua me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, për të diskutuar për rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe profesorëve, si dhe vazhdimin e mundshëm të mësimit për nxënësit. Por, raundi i djeshëm i negociatave nuk solli zgjidhje sepse, siç tha Nedelkov, nuk kanë marrë propozim konkret për rritje pagash.

“Presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dalë me propozim konkret këto ditë, qoftë edhe me një shkresë që do ta kemi me shkrim nga ana e tyre si garanci për atë që jemi dakorduar, nëse mund të vendosim që greva të vendoset në pauzë ose jo, do të varet nga ajo se çfarë MASh-i, përkatësisht Qeveria do të propozojë. Të gjithë jemi të gatshëm që ta ndërpritet greva dhe të fillojmë mësimi, por për këtë do të vendosë anëtarësia dhe do të vendosë në bazë të një propozimi konkret që do të pranohej nga shumica e anëtarëve tanë”, tha Nedelkov pas mbledhjes së djeshme me Ministrinë e Arsimit.

Nga ajo, siç tha, kanë marrë garanci se pagat do të rriten, por ministri nuk ka dashur të spekulojë me shifra sepse ai vetë nuk e di se sa para do të jepen që do të ndahen mjete nga ministritë e tjera dhe nga Qeveria.

Greva në arsim, shkollat e fillore, të mesme dhe kopshte ka filluar tashmë prej katër ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button