Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin për të drejta të njeriut në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, shënon raste sjellje joadekuate dhe kushte të këqija në burgje, kërcënime ndaj gazetarëve, korrupsion dhe dhunë në bazë gjinore dhe familjare. Theksohet edhe se autoritetet kanë ndërmarrë hapa për zbulimin dhe sanksionimin e funksionarëve të implikuar në keqpërdorime dhe korrupsion, raporton MIA.

“Çështjet e rëndësishme për të drejta të njeriut përfshijnë raporte të besueshme për kushte jonjerëzore dhe nënçmuese dhe mbingarkesë e rëndë në disa reparte burgjesh, dhunë dhe kërcënime për dhunë ndaj gazetarëve, raste të korrupsionit serioz valid, mungesë të përgjegjësisë për dhunë familjare dhe gjinore dhe për abuzim, që përfshijnë dhunë dhe kërcënime për dhunë të orientuara ndaj lezbikeve, gejëve, biseksualëve, transgjinorëve ose personave interseksual”, theksohet në Raport.

Departamenti i Shtetit thekson edhe se Qeveria ka ndërmarrë hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë abuzuar ose marrë pjesë në korrupsion.

Ombudsmani, thuhet në raport, “besonte se mosndëshkimi i policisë edhe më tej është problem, por në një masë më të vogël se në të kaluarën”.

“Policia kombëtare e ruan sigurinë e brendshme, përfshirë migracionin dhe zbatimin e kufijve, dhe raporton në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Autoritetet civile mbanin kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë. Anëtarët e forcave të sigurisë kryen disa abuzime, duke përfshirë përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe rojet e burgut”, thuhet në raport.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, Raporti i karakterizon zgjedhjet si “vërtet konkurruese” pavarësisht asaj që ata thanë se ishte një aftësi e kufizuar e politikanëve për të ushtruar akses gjatë pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button