NASA konfirmoi zbulimin e superasteroidit

Agjencia hapësinore NASA ka konfirmuar se asteroidi më i madh i zbuluar ndonjëherë është më shumë se 128 kilometra i gjerë dhe peshon 500 trilionë ton, raporton Klan. Këtë e ka konfirmuar teleskopi hapësinor të NASA i quajtur Hubble.

Superasteroidi i emërtuar “Bernardinelli-Bernstein” u zbulua për herë të parë në vitin 2010, por madhësia reale e këtij trupi hapësinor është konfirmuar sot. Bërthama e kësaj komete është rreth 50 herë më e madhe se e asteroideve të tjerë të ngjashëm dhe më e madhja që deri më tani ka parë NASA.

Kjo kometë është aktualisht 2 miliardë milje larg Diellit dhe po shkon drejt Tokës. Por NASA ka konfirmuar se nuk përbën rrezik dhe kërcënim për planetin tonë.

Kurrë nuk do të afrohet më shumë se 1 miliard milje larg Diellit”, ka thënë NASA.

Studiuesit kanë dyshuar gjithmonë për madhësinë e kësaj komete, sepse ishte mjaft shndritshme edhe pse në një distancë mjaft të largët, por nuk e konfirmonin dot. Madhësia e superasteroidit u konfirmua nga teleskopi hapësinor Hubble.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button