Pas akuzave të Martyt, Osmani kërkoi nga Zvicra informata zyrtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, menjëherë pas deklarimeve të ish-senatorit Dick Marty se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet inteligjente serbe  e që faji tu lihet shqiptarëve, ajo ka kërkuar informata zyrtare nga autoritetet zvicerane për këto plane, raporton KlanKosova.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes.

Ndërsa, si shkak i ndjeshmërisë së rastit, është bërë e ditur se Osmani do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button