Pas takimit me ministrin e arsimit, kryetari i Sindikatës flet për rezultatin e takimit dhe grevën

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturës pas takimit të zhvilluar me ministrin për arsim dhe shkencë, Jeton Shaqiri, ka sqaruar qytetarët që greva e përgjithshme në arsim do të vazhdojë, transmeton Portalb.mk.

“Bisedime pa rezultat. Greva vazhdon”, deklaroi kryesindikalisti Jakim Nedelkov përmes rrjeteve sociale pas takimit të zhvilluar në hapësirat e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë.

Ndryshe, ministri Shaqiri pas takimit të zhvilluar sot me Nedelkovin, u zotua që do të ketë rritje të pagës, pa saktësuar sa dhe kur.

“Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë, për këtë po punojmë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë, ashtu siç kemi vepruar edhe  në tre raste gjatë viteve të  kaluara, duke rritur të ardhurat personale të punonjësve të shkollave me mbi 21%. Por në ndërkohë, prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve  atje ku e kanë vendin”, theksoi Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button