Kallëzim penal ndaj dy policëve të Maqedonisë së Veriut në lidhje me ryshfetin në pikën kufitare në Bllacë

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaj dy punonjësve të policisë do të paraqet kallëzim penal në lidhje me skandalin që u shfaq dje për marrje të ryshfetit në pikën kufitare në Bllacë, transmeton Portalb.mk.

“Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, deri te prokuroria përkatës do të paraqet kallëzim penal ndaj punonjësit policor E.Sh. dhe Z.R. në lidhje me veprën penale “marrje të ryshfetit”, në bazë të nenit 357 nga Kodi Penal”, bëjnë të ditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këta punonjës, është paralajmëruar edhe procedurë për masa disiplinore, ndërkohë ata janë pezulluar nga vendi i punës deri në kryerjen e procedurës disiplinore.

Ndryshe, polici Eshtref Shkreta tashmë është i arrestuar. Ai në videon e publikuar shihet duke kërkuar 20 deri 30 euro për çdo udhëtar nga Shqipëria që kalon në pikën kufitare në Bllacë.  Zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button