Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë, por prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve, deklaroi ministri

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë zhvilluan takim në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë me ministrin Jeton Shaqiri, i cili u zotua që do të ketë rritje të pagës, pa saktësuar sa dhe kur, transmeton Portalb.mk.

“Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë, për këtë po punojmë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë, ashtu siç kemi vepruar edhe  në tre raste gjatë viteve të  kaluara, duke rritur të ardhurat personale të punonjësve të shkollave me mbi 21%. Por në ndërkohë, prioritet i përbashkët duhet të jetë kthimi i nxënësve  atje ku e kanë vendin”, theksoi Shaqiri.

Takimi për negociata ishte kërkuar disa ditë nga Sindikata, ndërsa kjo ftesë ishte parashtruar sot nga ministri, i cili vlerëson që vetëm përmes dialogut social mund të tejkalohen këto probleme.

“Ministri gjithashtu theksoi se çdo ditë e humbur në mësim  për shkak të grevës, nënkupton vazhdim i vitit shkollor pas datës 9 qershor, duke pasur parasysh se dispozitat ligjore nuk lejojnë uljen e programeve mësimore në rrethana të këtilla. Për këtë shkak  pushimi i nxënësve duhet të shtyhen në mënyrë përkatëse me numrin e ditëve të humbura”, raportojnë nga Ministria.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, sot në mesditë ka njoftuar që takimi ndërmjet ministrit dhe sindikalistëve do të fillojë nga ora 15:00 në hapësirat e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button