Protesta para UT-së, studentët kërkojnë largimin nga puna të profesoreshës Besiana Mehmedi (VIDEO-FOTO)

Studentët e muzikës të Universitetit të Tetovës sot protestuan në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të dekanatit të fakultetit të Arteve për shkeljet e profesoreshës Mehmedi gjatë procesit mësimor, ku dekanati vendosi t’i japë kësaj të fundit vetëm vërejtje me shkrim. Studentët kërkojnë largimin e Mehmedit. Dekani i këtij fakulteti sot nuk ishte i qasshëm për Portalb.mk.

Marshi i studentëve filloi nga Biblioteka e Qytetit dhe vazhdoi deri te Rektorati i Universitetit të Tetovës, gjatë së cilit studentët përmes brohoritjeve shprehnin pakënaqësitë e tyre ndaj profesoreshës Mehmedi. Me të arritur te universiteti, sigurimi i këtij të fundit i mbylli dyert dhe nuk i la studentët të futen në obor.

Protesta para UT-së, studentët kërkojnë largimin nga puna të profesoreshës Besiana Mehmedi, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Protesta para UT-së, studentët kërkojnë largimin nga puna të profesoreshës Besiana Mehmedi, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ardi Lena, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Ardi Lena, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Studenti Ardi Lena, u shpreh se sot përmes kësaj protestës paqësore i shprehën pakënaqësitë ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi dhe ndaj masave të marra ndaj saj nga Dekanati.

“Kjo protestë le të jetë një mesazh për të gjithë studentët e këtij universiteti që çdo profesor që ofendon, shantazhon, kërcënon duhet të denoncohet dhe jo të heshtet. Shoh që sot në protestë kanë ardhur edhe organizatat civile që janë në mbështetje të studentëve. UT-ja është vatër e dijes, është ngritur me gjakun e popullit dhe nuk do lejojmë që dikush ta nëpërkëmbë gjithë atë mund dhe sakrificë”, tha Lena.

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) mbështeti revoltën dhe kërkesën e studentëve të fakultetit të arteve për pezullimin e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi.

Blendi Hodai, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Blendi Hodai, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Në Universitete nuk duhet të ketë vend për profesor që shantazhojnë, ofendojnë e kërcënojnë studentët “me kapje për fyti”. Me veprimet skandaloze të Besiana Mehmedit që i ndëgjuam edhe dje nëpërmjet video-dëshmive të publikuara në YouTube, janë shkelur rëndë edhe normat e sjelljes profesionale, etike dhe pedagogjike që ngrenë dyshime serioze për pregatitjen dhe aftësitë e saja pedagogjike për të qenë e kyçur në procesin akademik të mbajtjes së ligjeratave. Tolerimi i abuzimeve të tilla është një njollë e rëndë për UT. Konsiderojmë që vendimi “vërejtje me shkrim” i dekanit të fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës është skandaloz, andaj pyesim dekanatin e fakultetit të arteve se cili ligj apo statut në botë sanksionon kërcënimet dhe dhunën psiqike me “vërejte me shkrim”? Që të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen – duhet të merren masa imediate! Universitet pa student nuk ka, studentët janë kryefjala e Universiteteve”, tha Blendi Hodai.

Në përkrahje të studentëve ishte edhe këngëtarja Elita Ziberi e cila deklaroi se është në përkrahje të studentëve, pasi edhe ajo ka qenë studente në Fakultetin e Arteve dhe siç tha edhe ajo ka pasur ofendime nga ana e Mehmedit.

Portalb.mk kontaktoi dy herë në telefon dekanin e Fakultetit të Arteve, Nafi Jasharin për të pyetur nëse do të merren masa tjera ndaj Mehmedit, por përgjigje në telefon nuk morëm. Ishim edhe te hapësirat e Fakultetit të Arteve te Pallati i Kulturës si dhe në dekanat, por ai nuk ishte aty.

Portalb.mk paraprakisht përmes emailit kontaktoi edhe rektorin e UT-së, sekretarin gjeneral si dhe zyrën për marrëdhënie me publikun për këtë rast, por nga atje nuk morëm përgjigje .

This slideshow requires JavaScript.

Këshilli mësimorë-shkencor i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës dje vendosi që profesoreshës Besiana Mehmedit t’i japë vërejtje me shkrim për shkak të shkeljeve në procesin e mësimdhënies.

Rikujtojmë që studentët e muzikës të UT-së të enjten para mediave deklaruan se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar për shkak të një reagimi që njëri prej studentëve e ka bërë në rrjetin Facebook. Ata thonë se profesoresha vazhdimisht ka sjellje jo të mirë ndaj tyre. Si rezultat i kësaj ata bojkotojnë mësimin në orën e profesoreshës. Për të parë disa nga ankesat e studentëve klikoni KËTU.

Profesoresha Mehmedi, përmes dy reagimeve me shkrim për mediat, i konsideroi të pa vërteta ankesat e studentëve që sipas saj mundohen të njollosin personalitetin e saj si pedagoge dhe artiste. Ndërsa dje në youtube u publikua edhe një incizim ku pretendohet se në incizim dëgjohet Memedi duke ofenduar studentet. Prindërit dhe ish studentët përkrahin kërkesat e studentëve, Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) tha se do kërkojë përgjegjësi në Prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button