Fletarrestim ndërkombëtar për vrasësin e dyshuar të hendbollistit kroat, ndërkohë Inspektorati e mbylli lokalin e natës

Policia e Maqedonisë së Veriut në listën e personave me fletarrest ndërkombëtar ka përfshirë edhe personin e dyshuar për vrasjen e hendbollistit kroat në Shkup, Denis Tot, transmeton Portalb.mk.

“Anxhello Gjorgjievski i lindur më 13 janar 1994 në Shkup, ku edhe jeton në rrugën “9” me numër 5 në fshatin Volkovë. Kërkohet me Urdhër PP. nr 1211/22 nga 12.04.2022 të PTHP-Shkup, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, në bazë të nenit nenit 123 të KP të RMV-së”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Inspektorati Shtetëror i Tregut sot me dhunë e ka mbyllur diskotekën “Central Park”, ish “Priviligj”, ka konfirmuar për MIA-n drejtoresha e DIP, Aneta Simeska, Ajo ka sqaruar se për diskotekën “Central Park” pas kontrolleve të kryera në muajin shkurt është nxjerrë vendim për ndalim të funksionimit për shkak të mungesës së licencës, i cili në mars është bërë i plotfuqishëm.

Duke qenë se pronarët e diskotekës nuk e kanë ndërprerë punën vullnetarisht, sot ISHT e ka mbyllur me forcë diskotekën.

Ndryshe, tre persona janë të dyshuar për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”. Prej tyre dy janë privuar nga liria dhe sot do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, përderisa i dyshuari i parë i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes po kërkohet dhe është shpallur njoftim qendror, njoftoi Prokuroria Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button