Greva në arsim, Sindikata në pritje të ftesës nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e problemeve të parashtruara

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut në ditën e dytë të grevës ka sqaruar pozicionin e tyre se janë duke pritur zgjidhje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për rritjen e pagës, transmeton Portalb.mk.

“SASHK-u shpreson që ministrat ose Qeveria do të ofrojë propozim konkret dhe të pranueshëm për rritjen e pagës, gjegjësisht me propozim I cili do të jetë i pranueshëm nga shumica e anëtarëve në SASHK”, deklaroi kryesindikalisti Jakim Nedelkov.

Ai sqaroi që në rast se ka ndonjë ofertë të pranueshme, anëtarët e SASHK-ut menjëherë do të vendosin për ndërprerjen e grevës dhe normalizimin e procesit edukativo-arsimor në Maqedoninë e Veriut.

“Presim ftesë për takim pune nga institucionet kompetente, ndërsa për kohën dhe rezultatin e takimit, do të ketë informim shtesë”, deklaroi Nedelkov. Ai paralajmëroi që deri më tani nuk ka ndonjë problem nga greva, por në rast të ndonjë problemi, ai do të informojë opinionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button