Tetë nga 16 të lënduarit në New York u plagosën me armë

Tetë persona u qëlluan me armë zjarri dhe tetë të tjera u lënduan në sulmin e armatosur që ndodhi në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut të martën, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve i New Yorkut, raporton Koha.net. Për trenin u dhanë detaje të tjera, se treni ishte nisur drejt Manhattanit dhe bënte ndalesa të caktuara.

Treni po bënte ndalesën e përcaktuar në stacionin e Rrugës 59 përpara atij të Rrugës 36 kur u zbuluan se ishin shumë njerëz të qëlluar.

Një dëshmitar i cili ka thënë se ishte në vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi në New York, ka përshkruar kaosin aty, duke thënë se pa shumë gjak në dysheme dhe se të shtënat dëgjoheshin sikur fishekzjarrët, raportoi CNN.

Ai dëgjoi “atë që mendova se ishte fishekzjarr por tani dëgjova se ishin të shtëna dhe jam falënderues që u fsheha prapa një prej karrigeve… nuk kam fjalë për atë që përjetova”.

“Isha në pjesën e përparme të vagonit të tretë dhe gjithçka ndodhi në fund të vagonit të njëjtë. Sapo tymi filloi të shihej, u përhap gjithkund. Njerëzit filluan të shkonin në pjesën e përparme”, i tha Yav Montano CNN-it.

Disa njerëz u gjetën të plagosur kur treni arriti në destinacion dhe policia tha se nuk kishte mjete shpërthyese aktive aty pasi kishte tërhequr ato të pashpërthyerat.

Montano shtoi se një udhëtar tentoi ta hapte derën e vagonit tjetër të lidhur, por nuk mundi ta hapte.

Sipas tij, kishte rreth 40-50 persona në tren me të dhe tha se tentoi të fshihej dhe të bënte vend edhe për një grua të moshuar. Ai tregoi se e moshuara ia kishte dhënë atij një sprej djegës dhe i kishte thënë që ta përdorte nëse do të kishte nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button