Këshilli Penal e refuzoi ankesën e Muhamed Zeqirit, ai do të vazhdojë në paraburgim

Këshilli Penal e vërtetoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake me çka ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim në Burgun Hetues “Shkupi” në Shuto Orizare, raporton MIA.

“Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke vepruar në ankesën e mbrojtjes të të dyshuarit M.Z. sa i përket vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, sot mbajti seancë publike në praninë e palëve, pas së cilës duke i vlerësuar faktet të treguara në ankesë, solli vendim me të cilin e vërtetoi vendimin e procedurës paraprake me ndryshime në bazat të cilat ekzistojnë për përcaktimin e masës së paraburgimit. Gjegjësisht, këshilli e ndryshoi vendimin e procedurës paraprake në atë mënyrë që e shfuqizoi pikën 3 të nenit 165 paragrafi 1, gjegjësisht mundësisë që i akuzuari ta përsërisë veprën”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Siç tashmë njoftoi gjykata, gjykatësi i procedurës paraprake, duke vendosur për propozimin e PTHP për NKOK për përcaktimin e masës së paraburgimit, më 08.04.2022 solli vendim me të cilën e pranoi propozimin dhe të dyshuarit i përcaktoi masën në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1 pika 1, 2 dhe 3 nga LPP.

Muahmed Zeqiri të premten përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Zeqiri, javën e kaluar dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button