Ndalimi i eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit vazhdon deri më 15 maj

Qeveria në seancën e sotme vendosi që të vazhdojë ndalimin e eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Ekonomisë njoftoi se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vendosën që në 45 ditët e ardhshme deri më 15 maj 2022 të ndalohet eksporti i : grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit- përfshirë ato te thyera apo te grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nese janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka vendosur sot heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim, si një nxitje shtesë për ruajtjen e ofertës në tregun vendorë nga rritja e çmimeve, nga data 31 maj 2022”, informoi Bekteshi.

Siç tha ai, qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendas dhe e qytetarëve në kohë krize për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button