U shfuqizua mbajtja e obligueshme e maskave në ambiente të mbyllura

Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave kundër Covid-19 nga ku u shfuqizua masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, transmeton Portalb.mk.
Qeveria solli edhe këto vendime:
  • Nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse;
  • U shfuqizua ndalesa për organizimin e ekskursioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme
  • Lejimi me punë me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër.
Ndryshe mbajtja e obligueshme e maskave mbetet në fuqi për në shtëpitë e shëndetit, barnatore, mjetet e transportit publik (autobus, tren, aeroplan, taksi), institucionet e përkujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button