fbpx

Ka përparim në përfaqësimin e grave në fushën e mbrojtjes, por shifrat ende janë të vogla

Sot në takimin e katërmbëdhjetë  Rajonal për Mekanizmat e Barazisë Gjinore në Ministritë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në Ballkanin Perëndimor në kuadër të UNDP SEESAC, zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani njoftoi se vendi ka bërë progres për përfaqësim më të barabartë të grave në ministritë dhe ushtritë e Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë përfaqësimi i grave përsëri mbetet minimal, transmeton Portalb.mk.

Hasani tha se sot, pas 10 vitesh iniciativash dhe aktivitetesh të suksesshme në kuadër të projektit, mund të mburren me rezultatet e arritura .

“Kjo është konfirmuar nga Studimi i Dytë Rajonal, me të cilin kemi matur progresin drejt një pozicioni më të barabartë të grave në ministritë dhe ushtritë e Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbi-Malit të Zi”, tha Hasani.

Ai theksoi përfaqësimin e dukshëm të grave në ushtri, përqindja e të cilave është dyfishuar në 10 vitet e fundit, siç njoftuan nga ministria tani është 10.15%, ku përqindja e grave oficere tani është 16.54%, dhe grave shefe sektorësh në Ministrinë e Mbrojtjes është 39%.

„Për plotësimin e kërkesave për vendosjen e grave në postet komanduese, Ministria siguroi shkollime të larta për femrat oficere të Armatës në Shkollën e Mbrojtjes Kombëtare dhe 7 oficere femra me Akademinë e mbaruar të Komandës dhe Shtabit. Por ende nuk ndalemi. Ne vazhdojmë. Ne kemi vendosur synime edhe më të larta përmes zbatimit të agjendës globale për “Gratë, Paqja dhe Siguria”, të cilat janë të përfshira në Planin e Dytë Kombëtar të Veprimit”, tha Hasani.

Ndryshe, në takim folën edhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markus dhe Kryetarja e UNDP SEESAC, Bojana Balon, Në takimin dyditor marrin pjesë përfaqësues të Ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button