Pendarovski-Gjukanoviq: Ndajmë interes për eurointegrimet, zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e pushtimit rus në Ukrainë

Marrëdhëniet dypalëshe me Malin e Zi reflektohen në bashkëpunimin e mirë përmes proceseve rajonale. “Ne ndajmë interes për integrimin në BE, zhvillimet gjeopolitike në fqinjësinë më të gjerë dhe ndikimin e pushtimit ushtarak rus në Ukrainë,” shkroi në Facebook presidenti Stevo Pendarovski, i cili paraditën e sotme nisi vizitë zyrtare dy-ditore në Mal të Zi, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski në Cetinje është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Pas takimit tet-a-tet të dy presidentët me delegacionet zhvilluan takim plenar i cili konfirmoi partneritetin e shkëlqyer tradicional dhe marrëdhëniet miqësore, si dhe dialogun e frytshëm politik mes dy vendeve.

This slideshow requires JavaScript.

Në kontekst të bashkëpunimit rajonal, u shqyrtuan edhe çështje me rëndësi për të ardhmen evropiane të të dy vendeve, si dhe zhvillimet gjeopolitike në fqinjësi të gjerë dhe ndikimi i pushtimit ushtarak rus në Ukrainë.

Presidenti Pendarovski sot do të ketë takime me kryeministrin malazez Zdravko Krivokapiq dhe me Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër dhe kryeministër i mandatuar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Nesër në Tivar do të mbahet ceremoni solemne, në të cilën presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë një pllakë përkujtimore të Vladimirit dhe Kosaras presidentit malazez Gjukanoviq, në shenjë të miqësisë së fortë dhe lidhjeve kulturore-historike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button