RMV, ka rënë numri i të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve, dominon nënvarianti i omicronit – stealth

Vazhdon të ulet numri i të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve nga kovid-19 në vend, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 4-10 prill 2022, transmeton Portalb.mk.

Janë testuar gjithsej 14.434 materiale dhe janë regjistruar 1.106 raste të reja pozitive, me rënie prej 31% krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit varion nga 2,4% në 10,6%, ose mesatarisht 7,3%.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 622; 56,2%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Manastir – 138,6 / 100,000, Demir Kapi – 132,4 / 100,000 dhe Resnjë – 132,2 / 100,000 *.

Persona të infektuar janë regjistruar në të gjitha grupmoshat. Më e zakonshme është grupmosha mbi 60 vjeç, dhe numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën nga 0-9 vjet.

Krahasuar me javën e kaluar, rënie është regjistruar në të gjitha grupmoshat, kurse rënia më e dukshme krahasuar me javën e kaluar është tek grupmosha 50-59 (38,1%).

Gjatë javës së kaluar 1.530 persons kanë fituar statusin “të shëruar” në trajtim në shtëpiak, 10.6% më pak krahasuar me javën e kaluar.

Numri i riinfektimeve ka rënë me 36,1% dhe janë regjistruar gjithsej 175.

Janë raportuar 10 vdekje, 23,1% më pak se java paraprake (n = 13). Shumica prej tyre janë nga Shkupi (6). Për sa i përket moshës, janë regjistruar 9 vdekje nga grupmosha mbi 60 vjeç dhe një i vdekur nga grupmosha 50-59 vjeç.

Laboratori i Virologjisë dhe Diagnostifikimit Molekular në ISHP zbuloi SARS CoV-2 në 54 mostra pozitive të SARS-Cov-2 nga mostrat e spitaleve dhe pikave të kontrollit.

Mostrat pozitive janë përzgjedhur nga ato pozitive të testuara në periudhën 04-09 prill 2022, nga Shkupi, Kavadari, Velesi, Ohri dhe Gjevgjelia. Në 3 (5.6%) nga mostrat e ekzaminuara është vërtetuar BA.1 varianti omicron, dhe në 51 (94.4%) nga mostrat e ekzaminuara është vërtetuar BA.2 nënvarianti omicron, i njohur edhe si stealth.

Sipas raporteve spitalore, 63 persona janë aktualisht të hospitalizuar (11.3% më pak krahasuar me javën e kaluar), 25 prej tyre janë me mbështetje oksigjeni, ndërsa nuk ka asnjë person në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.

Deri më 6 prill 2022, gjithsej 873.332 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kovid-19 brenda dhe jashtë vendit. Të vaksinuar plotësisht (me dy doza) janë gjithsej 853 786 persona, ndërsa me dozë të tretë janë vaksinuar 155.817 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button