fbpx

Zjarr, janë djegur dyqane dhe një pjesë e tribunave në stadiumin e qytetit në Tetovë (VIDEO)

Në zjarrin që shpërtheu në hapësirën e nëntribunës, mbrëmë u dogj një pjesë e stadiumit të qytetit në Tetovë – dyqane që ndodheshin aty, por ka zënë edhe një pjesë të tribunës, transmeton Portalb.mk.

Sipas komandantit të zjarrfikësve Uka Aliti, zjarri është raportuar në ora 20:23 dhe shuarja ka zgjatur 70 minuta, me katër vetura dhe nëntë zjarrfikës. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“U dogjën edhe një pjesë e ulëseve të stadiumit. Në fillim jemi vënë në rrezik për shkak të ‘përçimit të rrymës’, pra rrjedhjes së papritur, qarkut të shkurtër, shpërthimeve. Për shkak se uji është përçues, nuk kemi mundur të ndërhyjmë menjëherë dhe e kemi bërë këtë pasi u fik rryma. Me përdorimin e shkumës parandaluam zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit”, tha Aliti për mediat lokale.

Përveç faktit se zjarri ka rënë në zonën e nëntribunës, deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për shkaqet.

Portali “Tetovo Info” ka postuar një video në faqen e Facebookut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button