Nuk është e vërtetë që “Financial Times” publikoi fotografi të refugjatëve sirianë në vend të atyre ukrainas

Fotografia e ka burimin e vet dhe e drejta e autorit i takon fotografit Dan Kitvud, e cila gjendet në bazën e të dhënave të fotografive “Geti”. Kërkimi i “Geti” për veprat e autorit konfirmon se fotografia është autentike dhe është bërë pikërisht ashtu siç është shkruar, në Lviv, dhe se personat në fotografi janë refugjatë ukrainas, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se media prestigjioze britanike “Financial Times” manipulon me fotografi të publikuar nga refugjatët, gjegjësisht se i paraqet ata si ukrainas dhe në fakt janë nga Siria. Ky është informacion i pasaktë.

Financial Times i ka shpallur refugjatët sirianë si ukrainas

LONDON Financial Times ilustroi tekstin për refugjatët ukrainas me një foto nga Siria.

Mund të ndodhë edhe për shkak të “relaksimit” profesional dhe një sërë rrethanash.

Por, çfarë nëse nuk është as pakujdesi dhe as rastësi?

Nëse fotografia me refugjatët sirianë është publikuar qëllimisht?

Kjo, në çdo rast, nuk do të ishte shumë e papritur. Me këtë “sport” me dekada janë marrë mediat britanike dhe amerikane…

Teksti i këtij njoftimi është marrë nga faqja fakti.org, e cila publikon artikuj në gjuhën serbe, me narrativë proruse, dhe nuk ka të dhëna se kush e menaxhon dhe financon portalin, nuk ka impresione apo autorë të teksteve.

Ajo që është e pasaktë dhe pretendohet në njoftim është se “Financial Times” po manipulon me fotot e publikuara, pra nuk është e vërtetë që teksti për refugjatët ukrainas, është ilustruar me foto nga Siria.

Në tekstin me titull “Miliona ukrainas kërkojnë siguri në kufijtë e vendit të shkatërruar nga lufta“, është bashkangjitur foto e një grupi njerëzish që lëvizin dhe mbajnë bagazhe.

Fotoja ka burimin e vet. E drejta e autorit i përket fotografit Dan Kitvud, që mund të gjenden në bazën e të dhënave të fotove “Geti”. Kërkimi i “Geti” për veprat e këtij autori konfirmon se fotografia është autentike dhe e realizuar pikërisht ashtu siç thotë – në Lviv.

Mbi foto thuhet se ajo është bërë më 11 mars 2022 në Lviv, Ukrainë me përshkrimin: “Pasagjerët largohen nga stacioni i trenit pasi zbresin nga trenat nga lindja më 11 mars 2022 në Lviv, Ukrainë. Më shumë se dy milionë njerëz u larguan nga Ukraina pas pushtimit të madh rus të vendit, me çka qindra mijëra ukrainas kanë kaluar në Lviv drejt rrugës së tyre për në Poloni”.

Përveç kësaj fotografie, në profilin e autorit mund të gjenden dhjetëra foto të ngjashme të refugjatëve ukrainas të realizuara në stacionin e trenit në Lviv.

Pretendimet se mediat kryesore po shpërndajnë lajme të rreme për situatën në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në publik, si mënyrë për të përhapur propagandën ushtarake.

Kështu është edhe në këtë rast, për postimin për të cilin konstatojmë se është i pavërtetë, pra nuk është e vërtetë që teksti për refugjatët ukrainas në “Financial Times” është ilustruar me foto nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button