BFI-ja publikoi kushtet e jashtëzakonshme që duhet të plotësohen nga qytetari i Maqedonisë së Veriut për të realizuar haxhin

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të plotësojnë disa kushte të jashtëzakonshme në rast se planifikojnë të kryejnë haxhin për këtë viti, transmeton Portalb.mk.

“Haxhi i këtij viti është për grupmoshën nën 65 vjeç, me kusht që të jenë të vaksinuar (me dy vaksina) kundër Covid-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë”, deklarojnë nga BFI-ja, bazuar në informatat e marra nga Ministria e Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Për shkak gjendjes epidemiologjike të krijuar nga virusi Kovid-19, qytetarët që duan të kryejnë pelegrinazhin në Mbretërinë e Arabisë Sauditë, gjatë hyrjes duhet të kenë edhe testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Ndryshe, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV në fund të muajit mars mbajti mbledhjen e rregullt në përbërje të plot, të konvokuar dhe kryesuar nga Reisul-Ulema i BFI-së Shaqir ef. Fetai, ku u njoftua edhe për kryerjen e haxhit për sivjet.

“Me këtë rast, edhe njëherë ia bëjmë me dije opinionit se i vetmi organizator legjitim dhe kompetent i Haxhit në vendin tonë është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV”, kishin njoftuar nga BFI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button