Prej sot bileta të veçanta ditore në transportin publik me autobus në Shkup

NTP Shkup njoftoi se nga sot në biletaritë dhe qendrat e personalizimit të ndërmarrjes së transportit publik mund të blihen bileta individuale ditore, me çmim prej 120 denarë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për biletë të veçantë, e cila vlen për vozitje në të gjitha linjat e transportit publik me autobus deri në fund të ditës, gjegjësisht mund të anulohet më herët në orën 5 dhe më pas të përdoret deri në mesnatë.

Deri më tani, bileta ditore ishte e qasshme vetëm përmes validatorëve në autobusë, gjegjësisht duke shtypur butonin e sipërm djathtas të aparatit, kurse tani mund të merrni biletë ditore vetëm për linjat e qytetit me çmim prej 120 denarë, gjegjësisht 150 denarë për të gjitha linjat, varësisht se a do të blini biletë të tillë ditore në zonën e qytetit, gjegjësisht në zonën ndërurbane.

Tani për numër të pakufizuar udhëtimesh, mund të blihet biletë e veçantë dhe të përdoret në të gjitha linjat. Udhëtari ka detyrim ta vërtetojë biletën në validatorët ekzistues në çdo automjet në të cilin do të udhëtojë.

“Bileta është futur për të mundësuar përdorimin më të aksesueshëm dhe më të lehtë të transportit publik për ata pasagjerë të cilët kanë nevojë për përdorim të shumëfishtë të transportit publik gjatë një dite, dhe nuk kanë kartë elektronike “Skopska” (turistët, qytetarët e brendshëm, qytetarët që rastësisht kanë nevojë për transport publik etj.)”, njoftojnë nga NTP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button