Studentët e muzikës në UT të mërkurën do të protestojnë kundër sjelljes së profesoreshës Besiana Mehmedi

Studentët e muzikës nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Tetovës, ditën e mërkurë (13 prill 2022) do të protesojnë, siç bëjnë të ditur kundër sjelljes jo të mirë të profesoreshës Besiana Mehmedi, transmeton Portalb.mk.

“Pas dhjetëra shkeljeve etike e ligjore që kanë ndodhur në fakultetin e arteve në Universitetin e Tetovës me profesoreshën inordinare Besiana Mehmedi, ne si student do të protestojmë ditën e mërkurë (13.04.2022) me fillim nga ora 14:00 tek Fakulteti i Arteve (para bibliotekës së Qytetit). Ju ftojmë që të bashkangjiteni në marshin protestues kundër kërcënimeve, bullizmit të vazhdueshëm që Besiana Mehmedi ka bërë ndaj studentëve tash e disa vite. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga Universiteti i Tetovës, përveç pezullimit të menjëhershëm nga detyra e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi”, thuhet në njoftimin e protestës.

Komisioni disiplinor në Fakultetin e Arteve i ka shqyrtuar ankesat e studentëve por edhe ankesat e profesoreshës dhe ka propozuar që studentët e vitit të tretë të mos mbajnë ligjërata me Mehmedin, kështu bëri të ditur sot dekani i këtij fakulteti, Nafi Jashari. Ndërkaq ai shtoi se për këtë propozim do të vendos Këshilli i Fakultetit të Arteve i cili nesër do të mbajë mbledhje urgjente.

Studentët nuk janë pajtuar me këtë vendim, ata thonë se të gjithë vitet do i bojkotojnë ligjëratat dhe se të mërkurën do të protestojnë.

“Kanë vendosur vetëm për grupin tone që profesoresha Mehmedi most ë mbajë ligjërata. Ne nuk kemi pranuar dhe kërkojmë largim të menjëhershëm nga fakulteti dhe prej nesër të katër vitet I bojkotojmë ligjëratat të gjitha”, tha studenti Ardi Lena.

Protesta e studentëve mbështetet edhe nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA).

“Forumi për Ndryshime në Arsim bën thirrje të gjithëve që ditën e mërkurë (13 prill) t’i bashkëngjiten protestës kundër shkeljeve ligjore dhe statutore të profesoreshës Besiana Mehmedi në ora 14:00 para bibliotekës së qytetit të Tetovës, nga ku do të marshojmë deri para Universitetit të Tetovës „Fadil sulejmani”, njoftuan nga FNA.

Ndryshe, studentët e muzikës të UT-së të enjten para mediave deklaruan se profesoresha Besiana Mehmedi i ka kërcënuar për shkak të një reagimi që njëri prej studentëve e ka bërë në rrjetin Facebook. Ata thonë se profesoresha vazhdimisht ka sjellje jo të mirë ndaj tyre. Si rezultat i kësaj ata bojkotojnë mësimin në orën e profesoreshës. Mehmedi përmes dy deklaratave me shkrim i hodhi poshtë ankesat e studentëve si të pavërteta. Dekani i këtij fakulteti tha se rasti po shqyrtohet nga komisioni disciplinor dhe se do të ketë epilog. Parlamenti studentor i UT-së pa qëndrim për rastin. Prindërit dhe ish studentët përkrahin kërkesat e studentëve, Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) tha se do kërkojë përgjegjësi në Prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button