ANALIZË: “Letërnjoftim” i sektorit publik – sa të punësuar ka në ministri, agjenci, komuna… (Infografik)

Në ministri punojnë më shumë se 23.663 persona, në të gjitha ndërmarrjet publike, pavarësisht se nga kush janë themeluar, janë të punësuar 18.146 persona, ndërsa në shkollat fillore ka 22.756 të punësuar.  Këto janë institucionet shtetërore me numrin më të madh të punonjësve. Në Regjistrin e sapo publikuar të të punësuarve në sektorin publik në vitin 2021, janë regjistruar 133.700 vende të plotësuara të punës në të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, ndërsa vitin e kaluar në marrëdhënie pune kanë qenë 132.088 persona, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Në ministri janë të punësuar 23.663 persona, në komuna më shumë se 6.000.

Mosha mesatare e punonjësve në sektorin publik është 46,11 vjeç.

“Mosha mesatare më e lartë prej 48,87 vjeç është në ndërmarrjet publike, ndërsa mosha mesatare më e ulët prej 38,40 vjeç është në Sekretariatet e Qeverisë” – thuhet në Regjistrin e ri të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2021.  Sipas numrit të të punësuarve, prijnë institucionet publike nga sektorë të ndryshëm – me mbulim prej 68.554 punonjësish.

“Në institucionet publike shumica e të punësuarve janë në institucionet në fushën e arsimit, pasuar nga institucionet në fushën e shëndetësisë, institucionet në fushën e punës dhe çështjeve sociale, institucionet në fushën e kulturës, institucionet në fushën e drejtësisë, institucionet në fushën e mjedisit jetësor dhe institucionet në fushën e shoqërisë informatike” – theksohet në raportin e ri për sektorin publik.

Nëse analizohet sipas veprimtarive, sipas numrit të të punësuarve dominon policia, arsimi, shëndetësia, por me mijëra të punësuar ka edhe në ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, Kuvendi dhe komunat.

“Janë mbi 500 të punësuar në 28 institucione, disa ministri (e Financave, e Bujqësisë), institucionet e mëdha shtetërore – Drejtoria Doganore, Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe të tjera, disa ndërmarrje publike shtetërore – RTM-ja, Pyjet Kombëtare dhe ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit – NPT, Higjiena Komunale dhe të tjera), si dhe disa nga institucionet më të mëdha shëndetësore publike, SPQ 8 Shtator – Shkup, Spitali Klinik në Tetovë dhe të tjera” – thuhet në Regjistrin e sapo publikuar. Analiza e të dhënave tregon se vetëm në ndërmarrjet publike shtetërore janë të punësuar 4.773 persona kurse numër më të madh të të punësuarve ka NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup.

Në ndërmarrjet publike komunale në nivel lokal punojnë më shumë se 10,000 njerëz, ndërsa më shumë të punësuar ka në NP “Higjiena Komunale” dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup,

Infografik 3

Në kuadër të ministritve janë të punësuar 23.663 persona, ndërsa numër më të madh të të punësuarve ka në MPB, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë, ndërsa në numër më të vogël të të punësuarve (52) ka në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.

Sipas numrit të të punësuarve, kryeson edhe shëndetësia me mbi 20.000 të punësuar, kurse me mbi njëmijë të punësuar janë ESHP “Shtëpia e Shëndetit” – Shkup me 1.198 dhe ESHP “8 Shtatori” me 1021 të punësuar.

Nga analiza e të dhënave rezulton se nga institucionet, me numrin më të madh të të punësuarve, 22.756 janë shkollat fillore në nivel lokal, kurse mbi 6.000 punojnë në ARM, ndërsa rreth 5.000 janë në fakultete dhe kopshtet që janë nën pushtetin lokal. Në institucionet gjyqësore janë të punësuar gjithsej 2.605 persona. Prej tyre, 2.221 janë të punësuar në gjykata, 343 në prokurori, 7 në Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe 34 në Këshillin Gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button