Distributori Kinder në vend po tërheq produktet e prodhuara në Belgjikë

Distributori i gamës së kompanisë “Ferrero” në vend, “Atlantic Trade” njoftoi se me kërkesë të prodhuesit “Ferrero”, zgjeron tërheqjen nga tregu të të gjithë prodhimit të “Kinder Chocobones”, “Kinder. Surprise Maxi 100 g” dhe “Kinder Mini Mix”, transmeton 360 Shkallë.

Nga tregu tërhiqen vetëm produktet e prodhuara në Arlon, Belgjikë.

Ferrero raportohet se ka mbyllur përkohësisht fabrikën e saj në Arlon, Belgjikë, në kontekstin e një testi të vazhdueshëm të salmonelës në bashkëpunim me autoritetet e sigurisë ushqimore. Menjëherë u ndërpre prodhimi i “Kinder Shockobones”, “Kinder Surprise Maxi 100g” dhe “Kinder Mini Mix Peluche” nga Arlon.

“Si distributor i përgjegjshëm, ne marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur besimin e plotë nga klientët dhe për të vepruar në tërheqjen e shpejtë të këtyre produkteve nga tregu. Kërkojmë nga konsumatorët nëse tashmë kanë ndonjë nga produktet e mësipërme të mos e konsumojnë atë. Ata mund ta kthejnë atë në pikën e shitjes ku e kanë blerë, si dhe të kontaktojnë ekipin e kujdesit ndaj klientit në [email protected]”, deklaroi kompania distributore.

Rikujtojmë se të mërkurën Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari informuan se për arsye parandaluese disa seri të produkteve Kinder janë tërhequr nga tregu në Maqedoninë e Veriut. Ata realizuan kontroll të jashtëzakonshëm në operatorin ushqimor “Atlantik Trade” SHPK Shkup, importues i produkteve të kompanisë “Ferrero”. Kontrolli, siç u tha nga agjencia, është bërë në bazë të njoftimit të marrë nga kompania “Ferrero” DOO nga Zagrebi, Republika e Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button