fbpx

Pakistan, Shehbaz Sharif paraqiti kandidaturën për kryeministër

Politikani i opozitës pakistaneze Shehbaz Sharif paraqiti të dielën në parlament kandidaturën për të qenë kryeministri i ardhshëm i Pakistanit, njoftoi partia e tij, pasi kryeministri aktual Imran Khan humbi një votëbesim në parlament pas gati katër vjetësh në pushtet, transmeton VoA.

70 vjeçari Shehbaz, vëllai më i vogël ish-kryeministrit Nawaz Sharif, udhëhoqi një përpjekje të opozitës në parlament për të rrëzuar zotin Khan dhe pritet gjerësisht ta zëvendësojë atë pas votimit të së hënës.

Por edhe partia e zotit Khan paraqiti dokumenta me kandidaturën e ish-ministrit e jashtëm për kryeministër, duke thënë se anëtarët e saj të parlamentit do të jepnin dorëheqjen masivisht nëse ai humbte.

Zoti Khan, kryeministri i parë pakistanez që rrëzohet nga një votë mosbesimi, u kishte rezistuar për gati një javë pasi opozita e bashkuar u përpoq fillimisht ta largonte nga detyra.

Të dielën, ai përsëriti akuzat se pas ndryshimit të regjimit qëndronte një komplot i huaj.

“Lufta e lirisë fillon përsëri sot,” tha ai në Twitter.

Deri para votimit, zoti Khan kishte bërë thirrje për protesta, të cilat pritej të mbaheshin vonë të dielën.

Qeveria e tij ra në orët e para të së dielës pas një seance 13-orëshe që përfshinte vonesa të përsëritura dhe fjalime të gjata nga ligjvënësit e partisë së tij Tehreek-e-Insaf.

Partitë e opozitës ishin në gjendje të siguronin 174 vota pro mocionit të mosbesimit në dhomën me 342 anëtarësh, duke siguruar shumicën e nevojshme për të mundësuar votën e së hënës për të zgjedhur një kryeministër të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button