Pas raportimit të Portalbit, u pastruan pjesërisht mini-deponitë rreth stadiumit të Tetovës (FOTO)

Disa ditë pasi Portalb.mk shkroi për mini-deponitë e krijuara rreth stadiumit të Tetovës, të njëjtat dje pjesërisht u pastruan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, por mbeturinat nuk janë pastruar plotësisht, ende vërrehen mbetje nga to, shkruan Portalb.mk.

Mbeturina nga më të ndryshmet krijuan disa mini-deponi rreth stadiumit të qytetit, nëpër të cilat duhet të kaloje për t’u futur në stadium. Autoritetet komunale dje pastruan pjesën më të madhe të tyre, por ende ka mbetje në mesin e të cilave një grumbull goma të veturave.

Mini-deponitë në stadiumin e Tetovës, para dhe pas lajmit nga Portalb, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Mini-deponitë në stadiumin e Tetovës, para dhe pas lajmit nga Portalb, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Bashkë me NPK organizuam pastrimin e mini-deponive të krijuara për rreth stadiumit të qytetit për t’i dhuruar qytetarëve ambient të sigurt, të pastër e cilësorë”, njoftoi dje kryetari i Komunës së Tetovës pas derbit të qytetit Shkëndija vs Renova.

Kështu duket sot nga jashtë që mini-deponitë u pastruan dhe pjesët në të cilat ende ka mbetje.

This slideshow requires JavaScript.

Ndërsa kështu dukej stadiumi nga jashtë para se të pastroheshin mini-deponitë.

Përveç pamjes së jashtme e cila lë për të dëshiruar, stadium i qytetit edhe nga brenda është në gjendje të keqe. Kasami dje gjithashtu njoftoi se “është i angazhuar për t’i dhuruar Tetovës një stadium me standarde evropiane”.

Rikujtojmë që Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” për Portalb.mk para dy javësh thanë se në këtë lokacion pritet që NPK-ja së bashku me inspektoratin komunal të realizojnë inspektim në terren që së shpejti të pastrohet kjo pikë

Ndryshe, rikonstruimin e stadiumit Kasami e premtoi edhe në debatet parazgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button