Osmani: Po punojmë që ta padisim Serbinë për gjenocid

Këtë të diel, presidentja Vjosa Osmani, ka krijuar mundësinë që qytetarët ta pyesin për çfarëdo në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Osmani i është përgjigjur dhjetëra pyetjeve – ndër to edhe për padinë ndaj Serbisë për gjenocidin në Kosovë.

“Zonja presidente, kur do të përgatitet padia për gjenocid ndaj Serbisë?”, ka qenë njëra prej këtyre pyetjeve.

Ajo është përgjigjur, duke thënë se është janë duke bërë punë në këtë drejtim.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, por kërkohet akoma kohë që të finalizohet e gjithë puna”, ka shkruar ajo.

Për padinë për gjenocid, ditë më parë ka folur edhe kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se kjo është çështje komplekse dhe gjigante, prandaj duhet bërë përgatitjet mirë.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të ngrejë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button