Mbi 2000 gra vrapuan në shi në garën e dhjetë jubilare “Gara e grave Avicena”

Sindikata e Sporteve të Shkupit, nën përkujdesin e Qytetit të Shkupit, sot mbajti edicionin e dhjetë jubilar të “Gara e grave Avicena”. Sipas organizatorëve, shiu nuk i ka penguar më shumë se 2000 gra të vrapojnë dhe të zbukurojnë qytetin, transmeton Meta.mk.

“Sot, për të 10-ën herë me radhë, Gara e Grave Avicena me mbi 2000 pjesëmarrëse, që është 50 për qind më shumë se sa pritej, është një mesazh që pjesëtarët e gjinisë më të bukur kujdesen për veten, shëndetin dhe lumturinë e tyre. Jam krenare që kemi tejkaluar rekordin e femrave të interesuara nga mbarë vendi, të cilat kanë dëshmuar se dinamika ndërtohet përmes sportit”, tha Gordana Nikolovska nga Sindikata e Sporteve të Shkupit.

Pjesëmarrëset vrapuan 3 km, nga fillimi në Parkun e Qytetit e deri në përfundim po ashtu në Parkun e Qytetit.

Vesna Kiranxhieva e para arriti në vijën e finishit për 12 minuta e 22 sekonda, e dyta Bojana Naumovska me 12 minuta e 35 sekonda, ndërsa e treta Vera Ukradevska, e cila vrapoi pistën në të njëjtën kohë – 12 minuta e 35 sekonda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button