Dita 46: Sot do të hapen nëntë korridore humanitare në Ukrainë

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk thotë se Kievi ka rënë dakord për nëntë korridore humanitare për të ndihmuar njerëzit t’i shpëtojnë luftimeve të ashpra në lindje të vendit, transmeton 21 Media.

”Të gjitha rrugët për korridoret humanitare në rajonin e Luhanskut do të funksionojnë për aq kohë sa të ketë një armëpushim nga trupat pushtuese ruse”, ka thënë Vereshchuk në një deklaratë. Ndërkaq, guvernatori i rajonit, Serhiy Gaidai shkroi në Telegram se sot do të ketë gjithashtue dhe 9 trena që do t’i ndihmojnë banorët për të dalë.

22:50 – Ukraina po përgatitet për betejë vendimtare në lindje të vendit

Ukraina bëri thirrje të dielën për një tjetër raund sanksionesh nga Bashkimi Evropian kundër Moskës dhe më shumë ndihma ushtarake. Autoritetet thonë se po përgatiten për një ofensivë të madhe ruse në lindje të vendit. Pamjet satelitore të publikuara nga kompania amerikane “Maxar Technologies” tregojnë një autokolonë ushtarake ruse prej 13 kilometrash që është nisur në jug drejt Donbasit.

Rusia ka dështuar të marrë nën kontroll ndonjë qytet të Ukrainës, që kur nisi agresionin në 24 shkurt, por tani autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse do të kryejnë sulme masive në lindje të vendit dhe iu kanë kërkuar banorëve që të largohen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkroi në rrjetin social “Twitter” se kishte folur në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz për sanksione shtesë ndaj Rusisë si dhe për më shumë armë dhe mbështetje financiare për vendin e tij.

Në një fjalim me video të shtunën në mbrëmje për ukrainasit, zoti Zelenskyy tha se “Rusia nuk ka për qëllim të kufizohet vetëm në Ukrainë” dhe “i gjithë projekti evropian është në shënjestër”.

“Prandaj nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin synimin e Ukrainës për paqe. Kjo është në fakt një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar”, theksoi ai.

21:00 –Papa bëri thirrje për armëpushim të Pashkëve’ në Ukrainë

“Le të fillojë armëpushimi i Pashkëve. Por jo për të siguruar më shumë armë dhe për të rimarrë betejën — jo! — një armëpushim që do të çojë në paqe, nëpërmjet negociatave të vërteta,” tha ai në një meshë publike në sheshin e Shën Pjetrit.

Papa denoncoi një luftë ku “civilët e pambrojtur” pësuan “masakra të tmerrshme dhe mizori “.

“Çfarë fitoreje ka në vendosjen e një flamuri mbi një grumbull gërmadhash?”, pyeti ai..

Françesku të mërkurën kishte dënuar tashmë shënjestrimin e civilëve në Ukrainë, duke e quajtur zbulimin e trupave në Buça pranë Kievit një “masakër” dhe duke përqafuar një flamur ukrainas nga “qyteti i martirëve”.

Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar në ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe tha se do të ishte gati të udhëtonte në Kiev.

Gjatë javës së kaluar, imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit shkaktuan reagim botëror.

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Në anën tjetër, të dielën më 10 prill, një zyrtar ukrainas tha se një varr masiv që përmban dhjetëra trupa civilësh është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.

17:00 –Britania: Rusia po përpiqet të shtojë forcat e armatosura me ish-ushtarë

Forcat ruse po kërkojnë të rrisin nivelet e tyre të trupave me personel që është shkarkuar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012, tha të dielën Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të rregullt të inteligjencës.

Përpjekjet për të fituar më shumë fuqi luftarake përfshijnë përpjekjen për të rekrutuar forca në separatistët rusë.

Është e paqartë se sa ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov, pranoi të enjten se Rusia kishte pësuar një numër “të konsiderueshëm” të humbjeve në ushtarë.

Në Perëndim, sipas BBC-së, supozohet se midis 7,000 dhe 15,000 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani.

Megjithatë, guvernatori i rajonit të sulmuar, Luhansk supozon se rusët së shpejti do të nisin një ofensivë të madhe në Ukrainën lindore .

“Është çështje ditësh”, tha Serhiy Hajday për gazetën italiane, Corriere della Sera.

“Ata po ripozicionohen në kufi dhe vazhdojnë të na bombardojnë. Ata nuk e njohin më moralin: ata rrafshojnë spitalet, shkollat dhe shtëpitë”, tha ai.

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë kontrolluar rajonet juglindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, i njohur kolektivisht si Donbas, për gati tetë vjet.

Putini njohu “republikat popullore” të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura pak përpara se të pushtonte Ukrainën.

16:00 – Ukraina: Një varrezë masive u gjet pranë Kievit pas tërheqjes së forcave ruse

Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzovën, tha se trupat u gjetën në një gropë pranë një stacioni karburanti.

Trupat ishin zbuluar gjithashtu në një duzinë makinash të granatuara në një rrugë kryesore që kalon përmes Buzovës, tha ai.

“Tani po kthehemi në jetë, por gjatë okupimit kishim ‘pikat tona të nxehta’, shumë civilë vdiqën,” tha Didych për televizionin ukrainas më 9 prill.

Kombet e Bashkuara kanë qenë në gjendje të konfirmojnë më shumë se 1700 vdekje civile në Ukrainë. Por, numri aktual i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë.

Gjatë javës së kaluar, imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit shkaktuan reagim botëror.

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Moska ka hedhur poshtë këto pretendime.

15:00 – Zelensky: Agresioni rus nuk kufizohet vetëm në Ukrainë

Në fjalimin e tij në orët e vona të së shtunës (9 prill), Zelensky tha se agresioni rus “nuk kishte për qëllim të kufizohej vetëm në Ukrainë” dhe “i gjithë projekti evropian është një shënjestër për Rusinë”.

“Kjo është arsyeja pse nuk është vetëm detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave të Evropës, të mbështesin dëshirën e Ukrainës për paqe,” tha ai. “Kjo është, në fakt, një strategji mbrojtjeje për çdo shtet të qytetëruar.”

Fjalimi i tij erdhi derisa civilët vazhduan të largoheshin nga pjesët lindore të vendit përpara një sulmi të pritshëm dhe zjarrfikësit kërkuan për të mbijetuar në një qytet verior që nuk ishte më i pushtuar nga forcat ruse.

Disa liderë evropianë kanë bërë përpjekje për të treguar solidaritet me Ukrainën, të cilën Rusia nisi ta sulmonte më 24 shkurt.

Zelensky falënderoi liderët e Britanisë dhe Austrisë për vizitat e tyre të shtunën në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, dhe premtimet për mbështetje të mëtejshme.

Ai falënderoi gjithashtu presidentin e Komisionit Evropian dhe kryeministrin e Kanadasë për një ngjarje globale për mbledhjen e fondeve që solli më shumë se 10 miliardë euro për ukrainasit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Zelensky përsëriti thirrjen e tij për një embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus, të cilat ai i quajti burimet e “vetëbesimit dhe mosndëshkimit të Rusisë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button