BE, 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën

Komisioni Evropian do të angazhohet të japë 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që i largohen luftës shkaktuar nga agresioni i Rusisë, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton VoA.

“Gjashtëqind milionë do të dërgohen në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht tek Kombet e Bashkuara,” tha zonja von der Leyen në një aktivitet për mbledhje fondesh për Ukrainën në Varshavë të Polonisë. ”

Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për vendet e vijës së parë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që ikin,” tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button