“Stella”: Mentorimi i grave është mënyrë për integrim më të madh të gruas në shoqëri

Rrjeti i mentorimit të grave, shoqata civile “Stella” dje në ambientet e “RiniaHub” organizoi punëtori feministe me titull “Solidariteti nëpërmjet mentorimit”, transmeton Meta.mk.

Qëllimi i punëtorisë ishte promovimi i mentorimit, përkatësisht mentorimi i femrave si koncept dhe zbatimi i tij në shoqërinë e Maqedonisë dhe nevojës për qasjen me mentorim në mesin e popullatës femërore me qëllim të integrimit më të madh në arsim dhe në tregun e punës.

Përveç mentorimit, u prezantuan edhe dy ide të tjera të rëndësishme – feminizmi transnacional dhe shkrimi feminist. Në seminar morën pjesë gra dhe vajza të moshave të ndryshme, studente, profesoresha, psikologe me fusha të ndryshme interesash dhe profesionesh.

“Mentorimi karakterizohet me marrëdhënie kokë më kokë ose një person dhe grup kurse mendorja është ajo që mund të ndajë, kurse ideja kryesore është që të vendosen qëllimet dhe të bëhet një plan nëpërmjet aktiviteteve që duhet t’i përmbushë personi i cili e pranon mentorimin. I gjithë procesi është i rëndësishëm, përveç përmbushjes së qëllimit specifik, mentorit, punës së personit i cili e pranon mentorimin dhe zhvillimit personal. “Në Stella, përveç mundësive për të përmbushur një proces të tillë, ne ofrojmë edhe mundësinë për mentorë, gjegjësisht anëtarët mund të jenë mentorë dhe të mentorohen në të njëjtën kohë”, tha Gordana Kollova, Magjistre e Shkencave Politike dhe Ekonomike të Shkollës së Londrës, e cili është bashkëngjitur në “Stella” pasi fillimisht u mentorua dhe u njoh me ndikimin e këtij lloji të procesit edukativ.

Në “Stella” ka 120 drejtime në të cilat mund të kërkohet mentorim, ndërsa rrjeti është vazhdimisht i hapur për t’iu bashkuar mentorëve të rinj dhe për këdo që dëshiron të fillojë proces të mentorimit.

“Ne punojmë së bashku dhe kur jemi të vetëdijshëm mund të ndihmojmë njëra-tjetrën”, tha Elena Gagovska, një autore dhe hulumtuese feministe.

Ajo e theksoi rëndësinë e përzgjedhjes me kujdes të fjalëve, termave dhe koncepteve kur shkruhet për tema që kanë të bëjnë me gratë dhe shprehjen e duhur feministe, si dhe kur shkruan për grupe të margjinalizuara të kategorive të ndryshme.

Ideja e fundit e punëtorisë u prezantua nga një prej bashkëthemelueseve të rrjetit të parë të mentorimit të femrave në Maqedoni, Sara Milenkovska, e cila po ashtu studion në Shkollës së Londrës në fushën e gjinisë, politikës dhe pabarazisë.

“Feminizmi është i ndryshëm në çdo vend, me një histori të ndryshme feministe që na jep mundësinë të mësojmë më shumë rreth tij përmes përvojave të ndryshme. Kur flasim për pabarazi, nuk ka të bëjë vetëm me të qenit gra, por ndikon edhe origjina, raca, klasa dhe statusi socio-ekonomik jonë. Qasja transnacionale ndaj gjërave do të thotë të shohësh pika të ndryshme pabarazie në vende të ndryshme. Sipas disa mekanizmave të përdorur në vende të ndryshme për të adresuar problemet, mund të fillojë nxitja e lëvizjes së re të feminizmit të njohur si feminizëm transnacional. Në këtë mënyrë ai kritikon feminizmin tashmë ekzistues, i cili sipas prezantuesve të parë të termit feminizëm transnacional nuk është feminizmi i vërtetë. Ideja është të shikojmë nëpërmjet prizmit të kombeve dhe të njohim armikun i cili është në çdo vend, e jo vetëm në një vend apo në shoqërinë në të cilën janë shfaqur lëvizjet e para feministe,” tha Milenkovska.

Ajo theksoi se ne të gjithë kemi të njëjtat sfida që janë në nivele të ndryshme kur bëhet fjalë për sistemin patriarkal të vlerave.

Në fund të seminarit u theksua edhe një herë mundësia e hapur për t’u bërë pjesë e rrjetit të mentorimit që u ka ndihmuar shumë grave dhe vajzave në procesin e tyre të integrimit në sistemin social me arsimin dhe vendosjen e tyre në tregun e punës.

Më shumë informacion se si të bashkoheni me Stella mund të gjeni në ueb-faqen e rrjetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button