Qyteti i Shkupit nuk e përkrahu festivalin e vetëm për feminizëm E PARA DHE FEMËR

Festivali i vetëm për feminizëm dhe kulturë feministe në Maqedoninë e Veriut, E PARA DHE FEMËR sivjet mbeti pa mjete nga Qyteti i Shkupit. Autoritetet e qytetit kanë vendosur që sivjet të mos e mbështesin programin muzikor të festivalit, i cili këtë vit feston edicionin e dhjetë jubilar, njoftojnë organizatorët Tiiiit! Inc, transmeton Meta.mk.

“Këtë vit EPF e kremton edicionin e dhjetë jubilar, ndaj u përpoqëm të pasqyrojmë këtë angazhim dhjetëvjeçar për të hapur dhe ruajtur këtë hapësirë ​​feministe në qytetin tonë. Për fat të keq, për këtë vendim kemi marrë vetëm një njoftim të shkurtër me email, pa ndonjë shpjegim apo vendim më të detajuar, që do të na mundësonte të parashtrojmë ankesë ndaj tij në Qytetin e Shkupit”, thonë nga festivali E PARA DHE FEMËR.

Ato sot kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale për të kërkuar shpjegim nga autoritetet e Qytetit të Shkupit dhe për të reaguar në mënyrë përkatëse për këtë.

“Shpresojmë se Drejtoria për Kulturë e Qytetit të Shkupit do të guxojë dhe do t’i përgjigjet këtij kundërshtimi publik, sepse për momentin organizata Tiiiit! Inc. është e privuar nga çdo lloj hapësire tjetër për kundërshtim dhe shpjegim”.thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Më herët për kriteret për ndarjen e mjeteve nga Qyteti i Shkupit këtë vit ka reaguar edhe këngëtarja Kristina Arnaudova, e cila ka bërë të ditur se Qyteti i Shkupit për herë të parë këtë vit nuk ka përkrahur mbajtjen e kampit veror falas për fëmijët në rrezik social “Vera laramane”. Ky kamp veror ekziston që nga viti 2017 dhe qindra fëmijë kanë përjetuar pushimet e tyre të para verore me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button