Emrat e vjetra të rrugëve të Shkupit u kthyen, por tabelat me emra antikë mbeten, Arsovska nuk përgjigjet kur do t’i ndërroje

Ka kaluar një vit që kur Këshilli i Qytetit të Shkupit, me propozim të ish-kryetarit Petre Shilegov, i ktheu emrat e vjetër të rrugëve në Shkupn duke i fshirë emrat e personave nga historia antike. Por tabelat me emrat e vjetër ende qëndrojnë, kështu që rruga Leninova ende është Aminta III, Zhelezniçka është Jordan Mijallkov, 4 korrik është Boris Sarafov, transmeton SDK.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme nga fillimi i muajit të kaluar filloi të lëshojë dokumente personale me emrat e rinj të rrugëve të Shkupit.

Nga kabineti i kryetares Danella Arsovska, si shumë herë deri tani, nuk kemi marrë përgjigje për këtë pyetje. Redaksia e SAKAMDAKAZHAM.MK-së ia ka dërguar pyetjen kabinetit dhe PR ekipit të Arsovskës më 8 mars se kur do të ndërrohen tabelat me emrat e vjetër. Deri më sot nuk kemi marrë përgjigje.

Vitin e kaluar, më 29 dhjetor, shumica e re në Këshillin e Qytetit të Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, tentoi ta anulojë vendimin e marrë në kohën e Shilegovit dhe të mbajë në fuqi emrat e vënë në kohën e tyre. Propozimi u dorëzua nga grupi këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, i përkrahur nga “e Majta”, Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa. Por para se kjo pikë të hynte në rend dite ajo u tërhoq me kërkesë të shërbimeve të qytetit. Pastaj Arsovska nuk u deklarua nëse si kryetare e Shkupit beson se duhet të kthehen emrat e vjetër antikë të rrugëve në Shkup dhe të anulohen emrat e rinj të miratuar nga paraardhësi i saj.

Tani janë kthyer edhe emrat e vjetër të Leninova, Zhelezniçka, 4 korrik, Meksiçka, Kairo, Stiv Naumov, Salvador Alende, 29 Nëntor, Bihaçka, Vladimir Komarov, Rudi Çajavec, Zharko Zrenjanin, Draçevska, Ratko Mitroviq e të tjerë, që gjithashtu u ndërruan me emra të rinj.

Sipas listës së re, rruga Adolf Ciborovski tani quhet Goran Stefanovski, Bulevardi VMRO quhet Bllazhe Koneski, rruga Stiv Naumov (ish Leningradska) Sllavko Janevski, dhe rruga 1523 në Kisella Vodë quhet Bllagoja Georgievski-Bushtur.

Ura e Todor Aleksandrovit, e quajtur gjerësisht Ura Binjake, është riemërtuar Ura Nakie Bajram dhe Rosa Plaveva, Ura Liria te “Holiday Inn” quhet ura Vera Aceva dhe ura e re që do të ndërtohet nga Aerodromi në panairin e mëparshëm do të jetë me emrin gjeneral Mihajllo Apostollski. Bulevardi i ri që planifikohet të ndërtohet nga unaza deri te bulevardi Slloveneçka e që kalon nëpër Vizbeg, do të quhet Hasan Prishtina, Bulevardi Hristijan Todorovski-Karposh nga rruga John Kennedy deri në Bulevardin Bosnja e Hercegovina do të riemërtohet Nënë Tereza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button