Tre të dyshuar për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”

Tre persona janë të dyshuar për vrasjen e hendbollistit të KH “Butel”. Prej tyre dy janë privuar nga liria dhe sot do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, përderisa i dyshuari i parë i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes po kërkohet dhe është shpallur njoftim qendror, njoftoi Prokuroria Publike, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Vdekja misterioze e hendbollistit kroat në Shkup – policia thotë se nuk ka pasur dhunë, familja ka version tjetër të tregimit

LEXO: MPB për rastin e hendbollistit Tot: Është gjetur pa ndjenja, por nuk ka shenja dhune

Pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja për një ngjarje kriminale me pasoja fatale, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, për hetimin e të gjitha rrethanave për zbardhjen e ngjarjes ka bërë autopsi në trupin e të ndjerit, ka urdhëruar që të sigurohen regjistrimet e kamerave të sigurisë – Safe City dhe klubit të natës, si dhe duke dëgjuar më shumë njerëz që ishin dëshmitarë të ngjarjes dhe mund të japin informacionin e nevojshëm për hetimin. Në bazë të videove të shqyrtuara janë identifikuar tre persona për të cilët prokurori në fjalë pas pranimit të kallëzimit penal do të lëshojë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore, për shkak të dyshimit se të dyshuarit, mes tyre edhe një vajzë (19), kanë kryer veprën penale Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 të nenit 22 të Kodit Penal, njofton Prokuroria Publike.

Duke pasur parasysh peshën e krimit të kryer dhe dënimin e kërcënuar, si dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës, siç theksohet, prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës më të rreptë për sigurimin e prezencës, prandaj të gjithë të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit.

 

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Gjeontologjisë sot në orët e para të mëngjesit i është bërë autopsi dhe sipas të dhënave fillestare, ndonëse nuk ka pasur lëndime të dukshme, vdekja ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e lëndimeve në tru të shkaktuara nga goditjet.

Ngjarja kriminale ka ndodhur më 7 të këtij muaji, në orët e hershme të mëngjesit, para një lokali nate në Shkup, kur të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale kanë sulmuar shtetasin kroat tashmë të ndjerin dhe i kanë goditur disa grushte dhe shkelma. I ndjeri nga goditjet ka rënë dhe ka goditur asfaltin me pjesën e pasme të kokës dhe ka humbur ndjenjat. Të tre të dyshuarit kanë vazhduar ta godasin në kokë dhe më pas pa e ndihmuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një person i punësuar në klubin e natës ka lajmëruar ambulancën, pas çka i ndjeri është transferuar në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Sipas informacioneve të marra nga mjekët që kanë pranuar tashmë të ndjerin, personi ka pasur atak kardiak, ënjtje masive të trurit, prerje e gjuhës dhe temperaturë të lartë trupore. Pas pranimit, i njëjti është vendosur në respirator dhe ka qenë në rrezik për jetën, ndërsa të nesërmen edhe përkundër tentimeve për reanimim ka ndërruar jetë, potencojnë nga Prokuroria Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button