Dita 45: Autoritetet ukrainase kërkuan më shumë evakuime nga Luhansku

Më shumë njerëz duhet të evakuohen nga rajoni i Luhanskut në Ukrainën lindore pasi bombardimet janë shtuar ditët e fundit dhe më shumë forca ruse kanë mbërritur, tha të shtunën guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai.

Ai tha se rreth 30 për qind e banorëve mbeten ende në qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen, transmeton REL.

“Ata (Rusia) po grumbullojnë forca për një ofensivë dhe ne shohim se numri i granatimeve është rritur,” tha Gaidai për televizionin publik.

Ukraina ka paralajmëruar gjithnjë e më shumë se Rusia planifikon sulme të intensifikuara në lindje dhe jug të vendit, pasi tërhoqi trupat e saj nga zonat në veri të kryeqytetit, Kiev.

23:59 – BE, 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën

Komisioni Evropian do të angazhohet të japë 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që i largohen luftës shkaktuar nga agresioni i Rusisë, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton VoA.

“Gjashtëqind milionë do të dërgohen në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht tek Kombet e Bashkuara,” tha zonja von der Leyen në një aktivitet për mbledhje fondesh për Ukrainën në Varshavë të Polonisë. ”

Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për vendet e vijës së parë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që ikin,” tha ajo.

23:30 – Zelensky: Ukraina ‘ende e gatshme’ për bisedime me Rusinë

Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit, tha të shtunën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton REL.

“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.

“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.

Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

Bisedimet e fundit ballë për ballë mes dy palëve u zhvilluan më 29 mars, gjatë të cilave negociatorët ukrainas thuhet se kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të pranuar neutralitetin në këmbim të garancive të sigurisë nga palët e treta.

“Në lindje dhe në jug, ne kemi parë një përqendrim të armëve, pajisjeve dhe trupave që po përgatiten të pushtojnë një pjesë tjetër të territorit tonë”, tha Zelensky.

Rezultati i çdo ofensive të re ruse do të varet “nga disa faktorë”, tha ai, duke përfshirë “forcën e Ukrainës, sa shpejt partnerët tanë na furnizojnë me armë dhe dëshira e liderit rus (Vladimir Putin) për të shkuar më tej”.

22:50 – Boris Johnson vizitoi Kievin

Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky “në një shfaqje solidariteti me popullin ukrainas”, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Ata do të diskutojnë mbështetjen afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën dhe kryeministri do të përcaktojë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake”, thuhet në njoftim.

Britania e Madhe deri më tani ka vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës që nga 24 shkurti.

Të shtunën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha Ukraina është “ende e gatshme” për të vazhduar negociatat me Moskën, të cilat kanë ngecur që nga zbulimi i mizorive në Buça dhe zona të tjera pranë Kievit.

“Ukraina ka thënë gjithmonë se është e gatshme për negociata dhe kërkon çdo mënyrë për të ndaluar këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili vizitoi Buçan.

“Mjerisht, paralelisht ne shohim përgatitjet për beteja të rëndësishme, disa njerëz thonë se vendimtare, në lindje,” tha ai, duke iu referuar një ofensive të parashikuar ruse.

Ai tha se janë të gatshëm të luftojnë dhe “të shikojmë paralelisht për t’i dhënë fund kësaj lufte përmes diplomacisë”.

11:20 – Guvernatori i Luhanskut: Forcat ruse po rigrupohen në jug dhe lindje të vendit

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se janë rënë dakord për 10 korridore humanitare për evakuimin e njerëzve në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe largimin e njerëzve nga porti jugor i rrethuar i Mariupolit me transport privat.

Mariupol, me vendndodhjen e tij strategjike në bregun e detit Azov, është goditur nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Përpjekjet e shumta për të rënë dakord për kalimin e sigurt të autobusëve për të marrë furnizimet në Mariupol dhe për të nxjerrë civilët kanë dështuar, ku secila palë fajëson tjetrën.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se transportoi më shumë se 80 banorë nga distrikti i bregut të majtë të Mariupol të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

“Të gjithë njerëzit u dërguan në vende të sigurta,” citoi RIA një deklaratë nga ministria.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar civilët në atë që ajo e quan një “operacion special ushtarak” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e fqinjit të saj. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për luftë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button