Gjykata vendosi: 30 ditë paraburgim për Zeqirin

Gjykata Penale Shkup i caktoi 30 ditë paraburgim sekretarit të deritanishëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Siç thuhet në kumtesën e kësaj gjykate, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi të pranojë propozimin e prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit Zeqirit, shkruan Portalb.mk.

“Duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penalen keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, gjykatësi i procedurës paraprake pas deklaratave të prokurorit kompetent dhe të dyshuarit në prezencë të mbrojtësit të tij në lidhje me propozimin, ndërsa më pas duke vlerësuar të gjitha faktet e paraqitura në propozim, ka sjellë vendim me të cilin e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të ekzistimit të bazava nga neni 165 paragrafi 1,2 dhe 3 nga Ligji për procedurë penale”, thuhet në kumtesë.

Palët kanë të drejtë të ankohen kundër këtij vendimi në Këshillin Penal të kësaj gjykate.

Sa i përket dy të dyshuarve të tjerë, të përfshirë me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit të cilët janë shtetas të huaj dhe për të cilët është marrë njoftim se janë të padisponueshëm për organet e rendit, është sjell vendim për paraburgim, përkatësisht privim nga liria.

Paraprakisht, prokurorja Katerina Kollareviq në deklaratën e dhënë për media pasi përfundoi marrja në pyetje e Zeqirit, prokurorja tha se nuk ka dëshmi por ka dyshime se ai mund të jetë i padisponueshmë për organet e drejtëisë. Kollareviq, sipas informatave të policisë, tha se shtetasit kroat të cilët po ashtu janë të dyshuar, nuk janë në Maqedoni.

“Në këtë moment nuk kemi dëshmi në kuptim forma se do të arratiset. Dyshim – po. Ato janë konstatime operative që janë paraqitur, ndësa nëse gjykata i pranon, do të kumtohe”, tha Kollareviq.

Prokurora tha se nuk mund të tregojë se ku janë paratë, duke shtuar:

“Hetimi ka filluar dje, gjithë ajo që është siguruar si dokumentacion është e procedurës parahetimore. Nuk mund të them nëse janë harxhuar ose jo, si dhe nëse janë nxjerrë nga shteti. Ka drejtori për zbulim financiar, e cila po tenton të vërtetojë gjurmët si kanë qarkulluar paratë. Kur të kemi dëshmi do të informojmë.

Ajo tha se për personat e dyshuar të tjerë që nuk janë në Maqedoninë e Veriut do të sigurohen urdhër arreste.

Sot paradite Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion njoftoi se dyshon se bashkë me dy shtetas kroatë në periudhën prej prillit të vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare Zekiri pa zbatuar procedurë përkatëse për furnizim publik, ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulentë me person juridik në të cilën i kanë ndihmuar me paramendim dy shtetasit kroat.

“Me veprimet e ndërmarra të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar dobi të konsiderueshme pasurore të kundërligjshme me vlerë të përgjithshme prej 57.932.100 denarë, në dëm të buxhetit të Maqedonisë së Veriut. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë konsulente nga Kroacia kanë përfituar dobi të konsiderueshme pasurore të kundërligjshme në vlerë të përgjithshme prej 940.000 euro në dëm të Buxhetit të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Prokuroria.

Pas këtij njoftimi,  Zekiri, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button