Kryeministri Kovaçevski zhvilloi takim me kryeministrin Kurti, theksuan nevojën për rritjen e bashkëpunimit

Në kuadër të Forumit Ekonomik Delfi që po zhvillohet në Greqi, kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke vlerësuar që çdo takim është nxitje për vazhdimin e përmirësimit të raporteve bilaterale, transmeton Portalb.mk.

“Për Maqedoninë e Veriut, Kosova është ndër partnerët tregtar më të rëndësishëm, rritja e bashkëpunimit kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit”, deklarojnë nga Kryeministria e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski ka shpreh gatishmërinë për përkrahjen e Kosovës në rrugën euro-atlantike.

“Të dy kryeministrat i vlerësuan si të mira raportet ndërmjet dy vendeve dhe biseduan për rritjen e bashkëpunimit, për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe raporteve ndërfqinjësore”, deklarojnë nga kryeministria e Maqedonisë së Veriut.

Ata theksuan nevojën për krijimin e politikave që do të krijojnë standarde më të mira për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button