Në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u kapën lajthi, “kamagra” dhe pjesë të veturave të kontrabanduar

Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është kapur një qytetarë duke kontrabanduar disa produkte të ndryshme, transmeton Portalb.mk.

“Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra” etj. Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, deklarojnë nga Policia e Kosovës.

Raportohet që kamioni me ngjyrë e kaltër ishte i drejtuar nga qytetari i Kosovës M.M. Policia sqaroi malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button