Njerëzit dhe “argjendi”

Në shtratin e vdekjes, një plak e thirri djalin e tij dhe i tha të shkojë deri në dritare e të shikojë jashtë. Pastaj e pyeti se çfarë pa.

– Njerëz, u përgjigj ai.

Pastaj i tha djalit të merrte pasqyrën, dhe përsëri i tha: shihe dhe më trego se çfarë sheh?.

– E shoh veten, u përgjigj i biri.

– Eh pra, biri im! Si dritarja ashtu edhe pasqyra, të dyja janë bërë nga i njëjti xham, me një ndryshim të vogël, te xhami i pasqyrës ka një shtresë të hollë argjendi. Njëjtë kështu është edhe në jetë: kur mes njerëzve vihet argjendi, njeriu sheh vetëm veten, tha plaku.

Tregim popullor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button