Kovaçevski-Bler: Fokusi në zhvillimin ekonomik është i domosdoshëm edhe në kohë krize globale

Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Financave Fatmir Besimi në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi në Greqi, takuan ish-kryeministrin britanik Toni Bler.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në botë dhe sfidat me të cilat përballen vendet si pasojë e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, kriza energjetike dhe masat që ndërmerren për stabilitet në furnizimin me energji dhe parandalimin e goditjeve të çmimeve.

Në këtë drejtim, u prezantuan mundësitë e Institutit për Ndryshime Globale të kryesuar nga Blair, në mënyrë që të mbështesë zhvillimin teknologjik të vendeve që kanë ambicie për të qenë konkurruese për të qenë në hap me vendet e avancuara teknologjikisht, si një mënyrë për të kapërcyer sfidat aktuale.

Kovaçevski dhe Bler diskutuan edhe për rëndësinë e zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për nismën “Ballkani i Hapur”, e cila është me rëndësi të madhe për përparimin e vendeve nismëtare. U konstatua se digjitalizimi i përshpejtuar dhe progresi teknologjik janë shumë të rëndësishëm për arritjen e qëllimeve të nismës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button