fbpx

MPB për rastin e hendbollistit Tot: Është gjetur pa ndjenja, por nuk ka shenja dhune

Hendbollisti Dennis Toth po lufton për jetën në Klinikën e Shkupit për reanimacion, anestezi dhe kujdes intensiv KARIL. Sipas deklaratave të mjekëve, ai dje është sjellë në Klinikë pa lëndime të dukshme, edhe pse paraprakisht pretendohej se ishte rrahur. Lajmin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se dje (07.04.2022) në ora 04:11 nga Qendra Klinike në SPB Shkup është raportuar se tek ta është sjellë D.T pa ndjenja, pa shenja të dukshme dhune dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe për këtë do ta informojmë opinionin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në spital ndodhen përfaqësues të Ambasadës Kroate dhe të familjes dhe klubit Butel ku luan ndërkombëtari kroat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button