Ukraina: Mbi 30 njerëz të vdekur pas sulmit me raketë në një stacion treni

Kompania shtetërore e hekurudhave në Ukrainë, ka thënë që më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur, si pasojë e sulmit rus me raketë në stacionin e trenit në qytetin lindor, Kramatorsk, sipas transmetuesit britanik, BBC.

Kramatorsk ka pasur një prej stacioneve që ka vazhduar operimin në këtë pjesë të Ukrainës, transmeton REL.

Guvernatori i Donjeckut ka thënë se mijëra njerëz kanë qenë aty në kohën e sulmit, duke tentuar që përmes trenit të largohen nga ajo zonë.

Udhëheqësi i kompanisë hekurudhore të Ukrainës ka thënë se dy raketa kanë goditur stacionin.

Kramatorsk është njohur si një prej rrugëve kyçe për evakuim nga lindja e Ukrainës.

Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button