Rusia goditi 42 objekte ushtarake të Ukrainës brenda një dite

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të enjten tha se 42 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës u goditën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se sulmet u kryen në një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake të huaja në një stacion hekurudhor, një post komandimi, dy depo municionesh në terren, dy raketahedhës të shumëfishtë dhe 12 bastione dhe zona të përqendrimit të pajisjeve ushtarake.

Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan helikopterët Mi-8 dhe Mi-24 pranë Khersonit dhe tre mjete ajrore pa pilot, tha ai.

“Në total, që nga fillimi i operacionit ushtarak special, janë rrëzuar 125 avionë, 95 helikopterë, 416 mjete ajrore pa pilot, janë shkatërruar 2.003 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 220 raketahedhës të shumëfishtë, 869 artileri fushore dhe armë mortajash si dhe 1.902 njësi të automjete speciale ushtarake”, tha Konashenkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button