Treshja e OSBE-së – Osmani, Rau dhe Linde sot në kufirin polako-ukrainas

Treshja kryesuese me OSBE-në, ministrat e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Polonisë, Zbigniew Rau dhe Suedisë Lind Anne Linde do të mbërrijë sot në kufirin polako-ukrainas, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPJ-së, gjatë qëndrimit të tyre ata do të takohen me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmitry Kuleba dhe do të vizitojnë qendrën e pritjes për refugjatët pranë pikës kufitare Korçovë.

“Vizita e tre ministrave zhvillohet në drejtim të mbështetjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe dokumentet bazë të OSBE-së, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të qytetarëve ukrainas. Si pjesë e treshes kryesuese të OSBE-së, do të shqyrtohen mundësitë e përdorimit të mekanizmave dhe mjeteve të OSBE-së për të zbutur efektet e luftës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button