Microsoft thotë se po pengon tentimet e spiunëve ushtarakë rusë për hakim

Gjiganti teknologjik Microsoft, ka thënë se ka penguar përpjekjet për hakim nga spiunët ushtarakë rusë, të cilët kanë shënjestra ukrainase, amerikane si dhe në Bashkimin Evropian, transmeton REL.

Përmes një postimi më 7 prill, kompania ka thënë se një grup që e ka quajtur “Strontium”, ka qenë duke përdorur shtatë domenë në internet në kuadër të përpjekjeve për të spiunuar organizatat qeveritare dhe institutet në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, si dhe në institucionet ukrainase, siç janë mediat.

Microsoft nuk ka bërë të ditur emrat e atyre që kanë qenë në shënjestër.

Strontium është emri që përdor Microsoft për një grup, të cilin të tjerët e quajnë Fancy Bear apo APT28 – grup për hakim që është i lidhur me agjencinë ushtarake të inteligjencës në Rusi.

Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjigjur agjencisë së lajmeve, Reuters për të komentuar këtë gjë.

Ukraina është shënjestruar nga tentimet për hakim, prej kur forcat ruse kanë nisur pushtimit e këtij shteti më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button