UEFA solli rregulla të reja financiare

UEFA ka sjellë rregulla të reja financiare që do të thotë se do t’i limitojë shpenzimet e klubeve në paga, transferime dhe tarifat e menaxherëve në 70% të ardhurave të tyre, raporton Koha.net.

Humbjet e lejuara përgjatë tri vjetëve po ashtu janë rritur prej 30 milionë eurove në 60 milionë euro.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga muaji qershor dhe klubet do të kenë tre vjet kohë për t’i zbatuar ato.

Klubet pritet të lejohen t’i shpenzojnë 90% të hyrave në sezonin 2023/24, 80% në edicionin 2024/25 dhe 70% një vit më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button