RMV, Këshilli Gjyqësor shkarkoi pesë gjyqtarë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme veproi për tri lëndët për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve për të cilat Dhoma e Apelit e Gjykatës Supreme i ka shfuqizuar vendimet e Këshillit Gjyqësor, raporton Kanal 5, përcjell Portalb.mk.

Sipas procedurës ligjore, Këshilli Gjyqësor ka vepruar sërish për tri rastet dhe sërish ka marrë vendime për shkarkimin e tre gjyqtarëve nga detyra. Këshilli Gjyqësor gjatë marrjes së vendimeve është udhëhequr nga udhëzimet e Këshillit të Apelit.

Në njërin rast, udhëzimet e Këshillit të Apelit kanë qenë të kontrollohen afatet kohore, modifikimi, përkatësisht specifikimi i kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë, si dhe vlerësimin nëse gjyqtari ka vepruar si gjyqtar apo si Ushtrues Detyre Kryetar i Gjykatës. Udhëzimet u ndoqën dhe Këshilli Gjyqësor përcaktoi edhe një herë rrethanat e rigjykimit dhe mori vendimin për pushim nga puna për shkak se u vërtetuan rrethanat se gjyqtari kishte bërë shkelje të ligjit. Ai ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Gjykatat, gjegjësisht ka përjashtuar disa gjyqtarë nga sistemi AKMIS gjatë procesit të shpërndarjes së lëndëve dhe i ka vënë në pozitë të pabarabartë gjyqtarët në gjykatë në kohën kur PSP-së ka qenë duke skaduar afati për fillimin e procedurave. Duke vepruar kështu, gjyqtari i ka tejkaluar autorizimet e tij ligjore dhe ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe  pa ndërgjegjshëm.

Lidhur me gjyqtarin e dytë dhe të tretë, procedura e shkarkimit të të cilëve u vendos edhe për herë të dytë në Këshillin Gjyqësor, Apeli urdhëroi respektimin e parimit të individualizimit të procedurës, si dhe vërtetimin e plotë të gjendjes faktike. Gjatë procedurës së përsëritur para Këshillit Gjyqësor janë marrë parasysh udhëzimet e Këshillit të Apelit. Ndryshe, një gjyqtar ka vepruar në një rast në të cilin njëra palë është përfaqësuar nga zyra e avokatisë në të cilën djali i gjyqtarit ka qenë i punësuar si avokat, me çka gjyqtari i ka shkelur normat ligjore, gjegjësisht ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme. Gjyqtari tjetër në cilësinë e U.D. Kryetar i Gjykatës, nga ana tjetër, ka sjell vendim të mos e përjashtonte gjyqtarin nga çështja, megjithëse ai kishte juridiksion ligjor për atë gjë dhe e ka ditur se kishte konflikt interesi nga marrëdhëniet e të afërmve të gjyqtarit me zyrën e avokatisë. Edhe ky gjyqtar ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pa ndërgjegjshme

Vendimet e Këshillit Gjyqësor janë të formës së prerë dhe tre gjyqtarë nuk kanë të drejtë ankimimi në Këshillin e Apelit.

Përveç këtyre tri lëndëve, për të cilat vendimet janë marrë pas procedurës së përsëritur, Këshilli Gjyqësor ka mbajti seancë edhe për dy lëndë të tjera, me dy gjyqtarë të gjykatave themelore për të cilët është parashtruar kërkesë për përcaktimin e përgjegjësisë. Për gjyqtarin e parë u konkludua se për të njëjtën situatë juridike janë marrë dy vendime të ndryshme dhe janë zbatuar dispozita të ndryshme ligjore. Këshilli Gjyqësor ka konkluduar se gjyqtari ka vepruar në mënyrë të pa ndërgjegjshme dhe joprofesionale për shkelje të dispozitave të Ligjit për Procedurën Civile. Prandaj, mori vendim për shkarkimin e gjyqtarit.

Sa i përket gjyqtarit të dytë është konstatuar se ka bërë shkelje të dispozitave të Rregullores së Gjykatës, si dhe Ligjit për Procedurën Civile. Gjyqtari nuk ka respektuar afatet ligjore për caktimin dhe mbajtjen e seancave dhe në atë mënyrë ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme.

Këta dy gjyqtarë kanë të drejtë të ankohen në Këshillin e Apelit. Të dy kërkesat për përcaktimin e përgjegjësisë janë parashtruar nga anëtarë të Këshillit Gjyqësor, kompetencë e të cilëve është të mbikëqyrin punën e gjykatave dhe të gjyqtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button