Shqipëria do të mundohet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, paralajmëroi Edi Rama për procesin eurointegrues

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar që Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin eurointegrues, për shkak mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Shqipëria nuk mundet më të pres që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj”, deklaroi Edi Rama në lidhje me problemin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai sqaroi që në sondazhin e realizuar në Këshillimin Kombëtar, nga 67 % e pjesëmarrësve është kërkuar që qeveria shqiptare të punojë që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, mbështetje prej 59 përqind kishte marrën edhe vazhdimi i projektit “Open Ballkan”. Rama vlerësoi që Shqipëria është duke e realizuar këtë projekt për veten e vet, dhe jo për Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button